×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është deputetja e 32-të e Vetëvendosjes

    Reporteri
    06 Nëntor 2019 | 7:55

    Arta Bajralija nga Kamenica është deputetja e 32-të më e votuar e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i bashkëngjitet 31 deputetëve të tjerë të këtij subjekti në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit.


    Nga 1806 vota që kanë ardhur nga diaspora, me vendim të Gjykatës Supreme, shumica e tyre janë për Lëvizjen Vetëvendosje. Nga numërimi i këtyre votave del që LVV i ka marrë 1154 sosh. Sipas këtij rezultati, VV-ja i merr 32 deputetë në Kuvend.

    Lajmin për deputetin e 32-të të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë dhënë edhe deputetët e rinj të këtij subjekti, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati dhe Taulant Kryeziu.

    Bajralija, e cila renditet e 32-ta në listën e kandidatëve më të votuar të Vetëvendosjes për deputetë, do të jetë deputetja e cila do ta plotësojë këtë ulëse të partisë më të votuar të zgjedhjeve të 6 tetorit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!