Sonte në orën 22:00 ka hyrë në fuqi ora policore, e cila zgjat deri në 05:00 të mëngjesit dhe do të jetë në fuqi deri më 13 shtator kur do të bëhet rishikimi i masave antiCOVID.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar të Kosovës, me përjashtim të Vërmicës dhe Merdares, nuk ka pritje për hyrje-dalje.
Sonte në orën 22:00 ka hyrë në fuqi ora policore, e cila zgjat deri në 05:00 të mëngjesit dhe do të jetë në fuqi deri më 13 shtator kur do të bëhet rishikimi i masave antiCOVID.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në ueb faqen e saj, në orën 23:18, ka kolonë me automjete 1 kilometër në Vërmicë, nga pjesa e territorit të shtetit shqiptar, ku pritjet janë nga 3 deri 5 minuta.
Kolonë me automjete prej 50 metra ka edhe në Merdare, ku pritjet janë më të mëdha, përkatësisht nga 20 deri 30 minuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.