×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

    Reporteri
    17 Korrik 2019 | 22:47

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar se shumica e pikave kufitare të Kosovës janë të lira për kalim.


    Duke përjashtuar pikën kufitare me Maqedoninë, Hani i Elezit në të cilin janë krijuar kolona deri në 50 metra në hyrje dhe dalje, po ashtu edhe dy pikat kufitare me Serbinë, Dheu i Bardhë dhe Merdare në të cilën janë krijuar kolona në hyrje dhe dalje deri në 50 metra, por që hyrja dhe dalja mund të bëhet nga tre deri në pesë minuta.

    Gjithashtu, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bën të ditur se gjendja e rrugëve të cilat shpiejnë në pikat kufitare janë të kalueshme dhe se nuk ka dëborë, akull, rrëshqitje dheu apo mjegull. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!