×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është kosovarja që u vra në Zvicër, u mor peng dhe u ekzekutua nga ish i dashuri i saj

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 8:17

    Të premten në mëngjes, krim i tmerrshëm ndodhi në Qarkun e Tretë të Cyrihut. Në një apartament në Döltschiweg rreth orës 09:00 policia zbuloi tre trupa. Viktimat janë P.C 60-vjeçar, ish-e dashura e tij I.S (34) dhe një grua tjetër, M.S (38).


    Sipas policisë rreth orës 05:00 të mëngjesit kishte ardhur deri te një mosmarrëveshje në banesën ku të dy gratë po jetonin, pastaj ishte dëgjuar edhe një e shtënë, transmeton Reporteri.net.

    “U dëgjua, një grua  duke bërtitur. Pastaj policia erdhi dhe mbylli gjithçka. Na u tha të mbyllnim dyqanet dhe të mos largoheshim nga shtëpia. Pastaj dy ose tre të shtëna të tjera u dëgjuan. Policët rrethuan shtëpinë. Ishim të frikësuar”, rrëfen një nga dëshmitarët.

    Viktima M.S

    Sipas Marco Cortesi, zëdhënës për media për Policinë e Qytetit të Cyrihut, 60-vjeçari nuk jetonte në atë adresë.

    Njëra prej këtyre grave me inicialet I.S raportohet të jetë nga Kosova. Gazeta zvicerane 20minuten.ch shkruan se IS (34) dhe MS (38) punonin si kujdestare në kantonin e Cyrihut.

    IS ishte ish-e dashura e pengmarrësit dhe tani jetonte me  viktimën M.S në apartament. Emri i saj ishte bashkangjitur në kutinë postare në një copë letre të bardhë.

    Koosvarja I.S

    Arsyeja e vrasjes ende nuk dihet saktësisht.  Arma e vrarë e vrasjes, një pistoletë, u konfiskua nga vendi i ngjarje. Rrethanat tjera që sollën deri te krimi janë subjekt i hetimeve në vazhdim, të cilat udhëhiqen nga prokurori dhe policia kantonale. /Reporteri.net

    Pengmarrësi M.C

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!