2380 euro llogaritet se është çmimi mesatar për metër katror për një banesë në qendër të Prishtinës. Në pjesët tjera të kryeqytetit çmimi varion nga 2213 mijë euro mesatarja, e më poshtë.
Banesat më të lira, sipas një grafikoni të publikuar nga hulumtuesi Endrit Pllashniku, janë në lagjen Prishtina e re me çmim 1 mijë e 139 euro për metër kator, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Pas Prishtinës së Re me çmim më të lirë se në pjesën tjetër banesat mund të blihen Lagjen e Spitalit, Mati 1 dhe Rruga A. Në këto lagje, çmimi mesatar për metër katror sillet rreth 1 mijë e 200 euro.
Në gjithë qytetin, çmimi mestar për m2 është 1 mijë e 367 euro.
Sipas kësaj infografike, çmimet më të larta apo mbi 2 mijë euro për metër katror janë për banesat që gjenden në Qendër, Dardani, Lakrishtë dhe Ulpianë.
Në qendër, çmimi mestar për metër katror është 2 mijë e 380 euro, në Dardani 2 mijë e 212 euro, në Lakrishtë 2 mijë e 136 euro dhe në Ulpianë 2 mijë e 73 euro.
Pastaj renditen lagjet si Aktashi, Lagjja e Muhaxherëve, Bregu i Diellit, Arbëria, Velania, Tophane, Rruga B, Emshir, Veterniku e Rruga C.
“Nëse jeni duke hulumtu tregun për blerje të banesës në Prishtinë, ja një pasqyrë e çmimeve mesatare për m² (përjashtuar penthouse) në disa nga lagjet kryesore të Prishtinës!
Të dhënat janë mbledhur nga platformat e real estate-it në Kosovë dhe përfaqësojnë çmimet e kërkuara nga shitësit. Në gjithë qytetin, çmimi mesatar i ponderuar për m² është €1367, ndërsa mediana e çmimit është €1250, që do të thotë se gjysma e të gjitha banesave të listuara për shitje kanë çmimin mbi €1250 për m2”, ka shkruar ai teksa ka publikuar edhe grafikonin me çmimet aktuale.
Në analizë nuk janë të përfshirë banesat e tipit pent-house. /Reporteri.net/