×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është mosha e 12 personave që humbën jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit

    Reporteri
    06 Nëntor 2020 | 15:10

    Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë humbur jetën edhe 12 pacientë që ishin të infektuar me coronavirus.


    Për dallim nga herat tjera, Instutiti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin 24 orësh ka publikuar edhe moshën e viktimave, shkruan Reporteri.net.

    Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (80, 74 dhe 57 vjeç), Gjilan 2 raste (81 dhe 73 vjeç), Prishtinë 2 raste (86 dhe 81 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (59 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Mitrovicë 1 rast (78 vjeç), Obiliq 1 rast (79 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç).

    Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe një numër rekord i rasteve të reja, gjithsej 728, prej tyre 316 vetëm në Prishtinë, ndërsa janë shëruar 60 pacientë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!