Lëvizja Vetëvendosje ia ka bërë një ofertë të re Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Burime të Gazetës Blic bëjnë të ditur se Albin Kurti i ka bërë ofertën e fundit Isa Mustafës, që në këmbim të kryetarit të Kuvendit, LDK’së t’i takojë një ministri më shumë.
Sipas kësaj oferte LDK-së i është propozuar t’i merr gjashtë ministri, kundrejt katër sa do t’i kishte Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërsa, në ofertë parashihet që presidenti t’i takojë LDK-së, dhe në momentin e zgjedhjes së kësaj pozite, atëherë partia e Isa Mustafës t’ia kthejë një ministri VV-së, duke u barazuar 5-5 sa i përket ministrive.
Po ashtu, zv.kryeministri i parë, parashihet t’i takojë LDK-së. Kurti është duke e pritur përgjigjen nga ana e lidershipit të LDK-së për të marrë vendim se a do të shkojë në takim me presidentin Thaçi, për tu mandatuar si kryeministër i vendit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.