Gazetari Vehbi Kajtazi, ka njoftuar se një “pajisje e dyshimtë” është gjetur në njërën prej rrotave të veturës së tij, pasi e kishte dërguar te mekaniku.
Në fotografi shihet pajisa që iu gjet atij në veturë. Është pajisje e gjurmimit GPS, e cila mbledh informacione në kohë reale.
Kajtazi më herët njoftoi se për këtë çështje është njoftuar edhe Prokuroria.
“Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes. Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit”, thuhej në postimin e tij./Paparaci
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.