×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është partia e vetme që AAK do të hynte në koalicion parazgjedhor

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 15:19

    Deputi i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, është deklaruar për zhvillimet aktuale në skenën politike, pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga funksioni i Kryeministrit.


    Selmanaj, konsideron se vendi ka para vetës vetëm një rrugë dhe ajo është shkuarja në zgjedhje të parakohshme. Ai ka kërkuar që Presidenti Hashim Thaçi, sa më shpejtë të thërras në takim krerët e partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

    “Qëndrimi jonë është i prerë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje edhe duhet të respektohen afatet ligjore, presidenti e ka kohën e kufizuar për konsulta dhe në momentin që koha e tij shpenzohet ai duhet me vepru në bazë të kushtetutës që parashah organizimin e zgjedhjeve”, ka thënë për Gazetën Blic deputeti i AAK-së Selmanaj.

    E me shkuarjen në zgjedhje, Selmanaj u shpreh se AAK është e gatshme për koalicione parazgjedhore me NISMA-n, partnerin e dëri tanishëm dhe partitë tjera më të vogëla, duke përjashtuar kështu PDK-në e Kadri Veselit.

    “Jemi në fazën kur mund të diskutohet për koalicione parazgjedhore ,ne jemi të hapur për koalicion parazgjedhor me Nismën dhe me partitë e tjera më të vogla por mbetet të shihet si do të zhvillohen më tej“, tha ai për Gazetën Blic.

    Ndërkaq i pyetur për vijat e kuqe që AAK mund t’i këtë për koalicion me ndonjë subjekt poltik, ai u shpreh i rezervuar, duke thënë se është herët të flitet për një gjë të tillë.

    “Këtë smund ta them unë personalisht,j emi në atë fazën kur mundemi me pas vendime të tilla për vija të kuqe, por tani për tani jo”, përfundoi ai.

    Ndryshe, dorëheqja e papritur e Kryeministrit Ramush Haradinaj solli në tavolinë një skenar të papritur për skenën politike atë të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!