×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është pasuria e Adelina Graincës që braktisi PDK-në për Vetëvendosjen

    Reporteri
    28 Qershor 2021 | 11:38

    Agjencia kundër Korrupsionit ka filluar publikimin e regjistrave të deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2020.


    Deklarimi vjetor i pasurisë për vitin 2020 ka filluar më 1 mars 2021 dhe ka përfunduar më 31 mars 2021.

    Në mesin e deputetëve të cilët kanë deklaruar pasurinë e tyre është edhe ish-deputetja e PDK-së, tani në Vetëvendosje, Adelina Grainca.

    Ajo ka deklaruar në pronësi të saj një biznes privat në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj.

    Ndërsa, ka deklaruar edhe shtëpi, banesë e truall në emër të prindit të saj.

    Grainca ka dy vetura në pronësi të biznesit të saj, një në vlerë mbi 5 mijë euro e tjetrën mbi 13 mijë euro.

    Gjithashtu ajo ka deklaruar se ka rreth 10 mijë euro para të gatshme në llogarinë e biznesit të saj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!