Agjencia Kosovare Kundër Korrupsioni (AKK), ka bërë publike pasurinë e zyrtarëve në Kosovë.
Pasurinë e ka deklaruar edhe ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tashmë është propozuar nga Vetëvendosje për postin e kryeparlamentares.
Haxhiu në AKK ka deklaruar një banesë 82m2 në vlerë 60 mijë euro në pronësi të bashkëshortit dhe tokë 6 ari të trashëguar në vlerë 15 mijë euro.
Haxhiu posedon një veturë Seat me vlerë 9700 euro, të blerë nga huaja dhe nga shitja e veturës së vjetër.
Ajo ka deklaruar se ka 1 mijë e 600 euro kursime në bankë.
Tek të ardhurat vjetore, Haxhiu ka deklaruar se për pozitën e ministres merr 22 mijë e 540 euro nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa mëditje nga udhëtimet zyrtare janë 760 euro./Reporteri.net/
]
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.