×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo është shtatorja e Adem Jasharit që do të vendoset në sheshin e Drenasit

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 19:04

    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se është finalizuar shtatorja e komandantit, Adem Jashari.


    Përmes një shkrimi të bërë në Facebook, ai ka thënë se më 28 nëntor 2019 në sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, do të bëhet edhe vendosja e shtatores, shkruan Reporteri.net.

    “Sot, është finalizuar në argjilë, shtatorja e Komandantit legjendar, Adem Jashari. Pas realizimit të shtatoreve në argjilë, shtatoret e Bacit Shaban, Hamzës dhe Komandantit legjendar Adem Jasharit, do të filloj procedura e bartjes në bronz.Më 28 Nëntor 2019, në Sheshin “Fehmi Lladrovci” në Drenas, do të vendosen edhe fizikisht në mesin tonë, për të ligjëruar për lirinë tonë, për kombin tonë – me lavdinë e vet të përjetshme. Lavdi Jasharajve legjendar”, ka shkruar ai në Facebook. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!