×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo fotografi po i “çmend” serbët

    Reporteri
    20 Qershor 2019 | 23:32

    Simboli i shqiponjës që bënë veteranët kroatë me pjesëtarët e ROSU-së, ka ngjallur reagime në Serbi.


    Një grup motoristësh kroatë shumica e të cilëve janë veteranë lufte, ditë më parë vizituan Kosovën.

    Gjatë qëndrimi të tyre, në qytetin e Prizrenit veteranët janë takuar edhe me pjesëtarë të Policisë së Kosovës të njësitit ROSU, shkruan lajmi.net.

    Mirëpo, një fotografi e tyre e bërë me pjesëtarët e ROSU-së ka ngjallur reagime në Serbi.

    Fotografia e përbashkët ku shqiptarët e Kosovës dhe veteranët kroatë kanë bërë shqiponjën me duar, po shihet si provokim nga mediet serbe.

    “Blic.rs”, ka shkruar se kryqëzimi i duarve në formë të shqiponjës dy krenare është simbol i Shqipërisë së Madhe.

    Ndryshe, veteranët kroatë kishin ardhur në një vizitë në Kosovë si një grup motoristësh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!