×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo rrugë nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim në Prishtinë

    Reporteri
    07 Maj 2019 | 17:17

    Një prej rrugëve të kryeqytetit nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim.


    ‘Holger Pedersen’ është rruga që lidh qendrën me Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se prej nesër fillon asfaltimi i rrugës në fjalë.

    “Prej nesër fillon asfaltimi i rrugës Holger Pedersen. Gjatë zhvillimit të punimeve , rruga do të jetë e mbyllur për qarkullim”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

    Kujtojmë se edhe në disa rrugë të tjera të kryeqytetit së fundmi janë riasfaltuar pas dëmtimeve të mëdha. Një prej tyre është rruga “Ukshin Hoti” që ndodhen në lagjen Pejton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!