×
  • Lajme
  • Lajme

    Kjo veturë bën dy herë tejkalim të rrezikshëm në rrugën për Pejë

    Reporteri
    31 Korrik 2021 | 13:11

    Rrugët e Kosovës vazhdojnë të jenë të mbushura me shoferë të pandërgjegjshëm që shkelin rregullat dhe rrezikojnë sigurinë në komunikacion, përkundër raportimeve të shumta të mediave, e dënimeve nga ana e Policisë.


    Një veprim të rrezikshëm për sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion e ka bërë edhe një shofer në rrugën Klinë-Pejë.

    Në një video që ka ardhur në adresë të Reporteri.net, shihet se vozitësi ka tejkaluar në vijë të plotë.

    Sipas, lexuesit që e ka dërguar videon, i njëjti e ka bërë këtë veprim të rrezikshëm dy herë gjatë qarkulllimit në këtë rrugë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!