Kandidati për deputet nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj ka komentuar deklaratën e Donika Gërvallës, e cila në një tubim elektoral e quajti Ramush Haradinajn gjeneral të vetëshpallur.
Haradinaj në T7 thotë se “ne jemi gjeneral të njerëzve të luftës tonë, dhe jemi gradu edhe prej NATO’s”.
“Kjo zoja na njeh mirë – Sa për gjeneral, ndoshta kësaj i bojnë përshtypje, gjeneral që i ka gradu Millosheviqi, po mu nuk më bëjnë përshtypje. Ne jemi gjeneral të njerëzve të luftës tonë, dhe jemi gradu edhe prej NATO’s.Nuk më vjen mirë kur e dëgjoj këtë zojën, me këtë gjuhë, kjo ka fol edhe në Pejë, edhe më ashpër”.
Tutje, Haradinaj ia kujtoi Gërvallës se si me një nënshkrim fali tokën e Manastirit të Deçanit.
“Me ja kujtu kësaj zojës, pikërisht kjo zoja që po shet patriotizëm në mikron në Deçan, është nënshkruesja e faljes së tokës së Manastririt, para 11 muajve. Mas 25 vjete rezistencë të Deçanit, e kryetarit të Komunës që kemi rezistu mos me ju dhon ajo tokë se është zemra e qytetit. Edhe kjo e ka nënshkru në 5 minuta në 12 të natës. Në emër të asaj që Kosova do të anëtarësohet në Këshill të Evropës, gjë që s’ka ndodh”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.