×
  • Lajme
  • Lajme / VIDEO

    Klan Kosova: Eskorta me tetë xhipa e Kurtit për pak shtyp nxënësit, lideri i VV mban tubim në shkollë pa leje

    Reporteri
    23 Janar 2025 | 20:54

    Emisioni Kiks Kosova ka raportuar në ngjarje nga një tubim i kryeministrit Albin Kurti në një shkollë në Fushë-Kosovë, ku eskorta e tij i ka frikësuar nxënësit.

    Tetë xhipa të zinj të kryeministrit Kurti për pak sa nuk i shtypën fëmijët e shkollës “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, kur partia në pushtet mbajti tubimin elektoral, ilegalisht, brenda sallës së sporteve afër shkollës, raporton Kiks Kosova.

    Rregullorja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve udhëzon partitë politike që përpara se të bëhet tubimi politik i cili mbledh më shumë se 200 persona, të lajmërohet institucioni përgjegjës për shfrytëzimin e asaj hapësire 48 orë më herët.

    Drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë, Fatlum Berisha, thotë se këtë gjë, partia e Kurtit nuk e bëri. Madje, tubimi u mbajt kur fëmijët ishin brenda mësimit.

    Sa për sy e faqe, jashtë kornizës së rregullores, partia në pushtet kishte dërguar kërkesë më pak se 24 orë para eventit.

    E për dallim nga pushtetarët, partitë e tjera po dalin shumë më të disiplinuara, sipas Berishës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!