×
  • Lajme
  • Lajme

    Klan Kosova: Goran Rakiq mori telefonata ‘serioze” nga Washingtoni dhe Berlini për çështjen e Presidentit

    Reporteri
    02 Prill 2021 | 19:30

    Një zyrtar i Listës Serbe i ka konfirmuar Klan Kosovës se kryetari i kësaj liste njëherësh ministër për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq ka pasë disa telefonata siç i ka quajtuar ai “serioze” nga Washingroni dhe Berlini.


    Në këto telefonata Rakiqit thotë ky burim brenda Listës Serbe i është kërkuar konstruktivitet dhe qasje racionale në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës.

    Por një bisedë e tillë në detaje ka munguar këtë të premte në mes të zyrtarëve të Listës Serbe dhe atyre të Beogradit.

    Ndryshe, Lista Serbe që ka 10 deputetë në legjislaturën e tetë asnjëherë nuk e ka bërë të qartë pozicionin e saj rreth Presidentit, madje kjo listë e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Qeverinë e kryeministrit Albin Kurti me pretendimin se i ofroi asaj vetëm një post ministror, e jo dy siç kërkoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!