Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i shefit të qeverisë nuk ka të drejtë të organizojë mbledhje të ekzekutivit.
Por me dorëheqjen e Haradinajt nuk do të thotë se ka rënë qeveria e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës parasheh që qeveria të bie vetëm në rast të shpërbërjes së Parlamentit të Kosovës, ndërsa një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur, tek sa Kuvendi është ende funksional.
Bazuar në aktin më të lartë juridik në vend, pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit, barra e përgjegjësisë bie mbi zv. kryeministrin e parë, njofton Klan Kosova.
Kjo nënkupton se Behgjet Pacolli do të duhej të ushtronte pozitën e të parit të qeverisë, deri në një vendim të radhës të presidentit të vendit, i cili detyrohet gjejë zgjidhje në bazë të mandatit të tij Kushtetutës.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi do të shkelte rëndë Kushtetutën poçese do të shpallte zgjedhje pas dorëheqjes së parevokueshme të kryeministrit Ramush Haradinaj, sikundër që i dorëhequri Haradinaj do ta bënte të njëjtën gjë poçese do të udhëhiqte Qeverinë e Kosovës pas aktit të tij të dorëheqjes së parevokueshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.