Sekretari i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, është tallur për shefen e grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, të cilës dje iu punlikua një bisedë me ish deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, e që në të përmendet dhe një bisedë me Milan Radojiçiqin.
Në profilin e tij në “Facebook”, Klinaku ka ironizuar me deputeten e VV-së duke thënë se pas përgjimeve duhet të jep dorëheqje Milan Radojiçiq.
“Veç pak fytyrë me pasë Radojiçiqi, sot ish dashtë me dhanë dorëheqje!”, ka shkruar Klinaku.
Gjatë ditës së djeshme, gazeta Nacionale ka publikuar një audio-incizim të Mimoza Kusarit me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq, incizim ky i qershorit të vitit të kaluar.
Biseda e përgjuar ndërmjet Kusari-Lilës e Slavko Simiqit është zhvilluar në zyrën e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes.
Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin – kriminelin serba nga veriu, në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.
Slavko Simiq dëgjohet teksa i thotë Kusari-Lilës se ne që nga fillimi kanë pasur raport partnerësh me të. Këtë, shefja e deputetëve të VV-së nuk e mohon.