×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku: Kurti për një dakadë ka kërkuar gjakderdhje në veri, PDK e LDK kanë kërkuar qetësi përmes bisedimeve

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 17:10

    Avni Klinaku, nga Lëvizja për Bashkim, ka thënë për Kurtin se për një dekadër ka kërkuar gjakderdhje në veri, kurse për Thaçin e LDK-në sipas Klinakut janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit përmes bisedimeve.


    Klinaku ka shkruar përmes Facebook’ut se janë ndërruar rolet në politikën e Kosovës. Duke përmendur veprimet e Kurtit një dekadë më parë kur kërkonte konflikte e gjakderdhje në veri ndërsa të kundërtën e bënte Hashim Thaçi, PDK e LDK, të cilët përmes bisedimeve mundoheshin shtrirje të sovranitetit në veri të vendit.

    “Për gjatë një dekade Albin Kurti ka kërkuar konflikte e gjakderdhje në veri, ndërsa Hashim Thaçi, PDK e LDK janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit me bisedime! Tash Albin Kurti po i sulmon këta të fundit se po duan konflikte e gjakderdhje!!!”, ka shkruar Klninaku

    Postimi i plotë:

    “Si u ndërruan rolet në politikën e Kosovës

    Për gjatë një dekade Albin Kurti ka kërkuar konflikte e gjakderdhje në veri, ndërsa Hashim Thaçi, PDK e LDK janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit me bisedime! Tash Albin Kurti po i sulmon këta të fundit se po duan konflikte e gjakderdhje!!!

    Në anën tjetër, PDK e LDK tash po qesin “zjarr nga goja” se qeveria nuk po merr masa për ta shtrirë sovranitetin në veri!!!

    Ndryshime të bindjeve, parimeve e politikave varësisht a je në pozitë a në opozitë, nga të dyja anët! Dhe pse? 1) Për të mbetur në pushtet apo për të ardhur në pushtet, dhe 2) Asnjëra palë kurrë nuk e kanë kuptuar drejt kontekstin ndërkombëtar në të cilin ndodhet Kosova, kurrë nuk kanë dashtë ta pranojnë realitetin në veri dhe kurrë nuk janë brengos për gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!