Sekretari dhe njëherit ushtruesi i detyrës së kreut të OVL–UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se materiali i radhës që do t’i vijë zyrave të tyre në formë të CD-së do ta quajnë “Pjata fluturuese”.
Klinaku tregon se ideja për këtë emërim ishte e Nasim Haradinajt, nënkryetarit të organizatës tashmë i arrestuar.
Kjo për shkak se CD-ja të cilën OVL e UÇK-së e presin pasi “rrufeja” i premtoi se do ta sjellë së shpejti, ka formën e pjatës fluturuese.
“Nëse vijnë dosjet tjera në formë të CD-së, ne do t’i quajmë pjata fluturese”, është shprehur Klinaku në T7.
Tutje ai tregoi se çka do të ndodhë në rast se arrestohet edhe vet Klinaku.
“Nëse arrestohem edhe unë, vazhdon punën tjetri”, ka thënë Klinaku.
“Jemi kryesia dhe këshilli e gjithashtu edhe degët në të gjithë Kosovën. Nëse unë arrestohem, vazhdon punën dikush tjetër pas meje”, shtoi Klinaku.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.