×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinaku u bën thirrje veteranëve që të qëndrojnë në gatishmëri për protestë, nëse sot kalon Projektligji për pagën minimale

    Reporteri
    14 Qershor 2022 | 7:58

    Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-së së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se sot do kundërshtojnë me protesta projektligjin për pagën minimale, i cili nuk i përfshinë kategoritë e dala nga lufta, shkruan Reporteri.net.

    Në një postim në Facebook, Klinaku ka bërë thirrje që të ketë dalje masive.

    “Që të organizojmë protestë për nesër, është kohë e shkurtër. Ju duhet që të jeni në kontakt me degët tona në mënyrë që të dalim sa më masovikisht, dhe nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona”, ka shkruar ai.

    Klinaku, një thirrje ka edhe për deputetët e pozitës dhe opozitës, duke kërkuar nga ta që mos ta miratojnë ‘ligjin diskrimnues ndaj kategorive të luftës’.

    Javën e kaluar veteranët e UÇK-së protestuan në kundërshtim të Ligjit për Pagën minimale, ligj ky që nuk i përfshin veteranët, çka bëri që protesta të eskalojë.

    Ky projektligj do të jetë në rend të ditës në seancën e sotme të Kuvendit që pritet të fillojë në ora 13:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!