×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinasi ia sheh sherrin grindjes me të dashurën, policia ia gjen marihuanën në shtëpi

    Reporteri
    02 Shtator 2020 | 14:02

    Një qytetare e Klinës ka raportuar në polici mosmarrëveshjen me të dashurin.


    Rasti ka ndodhur mesditën e së martës në Klinë, njofton policia në raportin 24 orësh.

    Policia në vendngjarje ka gjetur dhe konfiskuar substanca narkotike.

    “Viktima femër kosovare ka raportuar se ka pasur mosmarrveshje me të dyshuarin mashkull kosovar. Policia në vendin e ngjarjes ka arrestuar të dyshuarin të cilit i janë gjetur dhe konfiskuar dy qese me substancë narkotike të llojit Marihuanë”, njofton policia në raportin 24 orësh .

    Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!