F.K. i cili kishte qëndruar për më shumë se 10 ditë në Klinikën Psikiatrike është lëshuar për në shtëpi.
Por, familjarët e tij kanë insistuar që ai duhet të mbahet në klinikë, meqë gjendja e tij nuk është aspak e mirë.
Ajo shton se vetëm për aq kohë sa bashkëshorti ka qëndruar në Klinikë kanë qenë të sigurt, raporton KOHA.
L.K thotë se bashkëshorti i saj në shtëpi nuk pranon t’i marrë barnat që ia ka përshkruar doktori, andaj edhe ushtron dhunë ndaj tyre.
Por drejtori i Klinikës së Psikiatrisë i ka thënë televizionit se sëmundja e ish-ushtarit të UÇK-së është e pashërueshme andaj nuk mund ta mbajnë më shumë atë në Klinikë.
“Klinika e psikiatrisë nuk mund të shndërrohet në qendër strehuese për personat që kanë probleme të tilla. Nuk do të ketë rezultat më të mirë, trajtimi për të ka përfunduar. Funksionimi i tij është i dëmtuar përjetësisht, nuk mund të përmirësohet dhe të njëjtit i duhet mbështetje psiko-sociale më e madhe dhe më pak trajtim spitalor”, ka thënë drejtori i Psikiatrisë në QKUK, Shaban Mecinaj.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.