×
  • Lajme
  • Lajme / Artikull i sponsorizuar

    Klinika kosovare Trandevue, fiton çmimin prestigjioz në Stamboll

    Autor:Trandevue Clinic
    10 Mars 2025 | 11:01

    Një tjetër sukses i madh për Kosovën vjen nga një skenë prestigjioze ndërkombëtare! Klinika Trandevue ka fituar çmimin si “Klinika më e mirë Evropiane për mbjelljen e flokëve” në ceremoninë madhështore të “The Best European Awards”, e mbajtur në pallatin mbretëror Çırağan Palace, Stamboll.

    Ky është një moment krenarie për vendin tonë, duke treguar se puna, përkushtimi dhe standardet më të larta në fushën e shëndetit dhe estetikës po vlerësohen në nivelet më të larta ndërkombëtare.

    “The Best European Awards” është një ceremoni që zhvillohet prej dekadash, duke mbledhur personalitete të njohura dhe kompani prestigjioze nga e gjithë Evropa. Në këtë event të këtij viti, krahas klinikës Trandevue, morrën pjesë dhe u nderuan edhe figura të famshme si Wanda Nara, Orhan Gencebay, Gulben Ergen, Wilma Elles, Ebru Polat, Mujdat Gezen, Halil Ergun, Coskun Sabah, Ivana Sert, Ozge Ulusoy, Ilyas Yalcintas, dhe shumë të tjerë.

    Në një konkurrencë të ngushtë me klinika të tjera nga e gjithë Evropa, klinika Trandevue arriti të triumfojë falë vlerësimeve të larta nga juria, e cila e bazoi vendimin e saj në disa kritere kyçe: kujdesi ndaj pacientëve, rezultatet e trajtimeve, profesionalizmi i stafit, si dhe ambienti dhe infrastruktura e klinikës.

    Vlerësimi i klinikës Trandevue si klinika më e mirë në Evropë për mbjelljen e flokëve është një tregues i qartë i përparimit dhe profesionalizmit që po zhvillohet në Kosovë, me teknologji të avancuar dhe një staf të specializuar, duke e bërë këtë çmim një sukses jo vetëm për këte institucion, por edhe për vendin tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!