×
  • Lajme
  • Lajme

    Klinika që iu arrestuan pronarët abuzoi me dokumentet e mjekëve që konkurruan për punë

    Reporteri
    10 Prill 2019 | 23:44

    Që rreth një vit, tre shtetas të Serbisë, së bashku me një biznesmen nga Kosova kanë hapur klinikën “BEL MEDIC INTERNATIONAL D.O.O.” në Graçanicë.


    I gjithë stafi mjekësor në ditë të caktuara të javës kanë ardhur nga Serbia në Kosovë. Dy nga pronarët e Klinikës, A. A. mashkull shqiptar i Kosovës dhe L. S. serbe e Kosovës, janë arrestuar sot në orët e pasdites.

    Siç i kanë thënë Kohës Ditore burimet e hetuesisë të përfshira në këtë proces penal të dy të arrestuarit kanë hapur konkurs për mjekë vendorë.

    Pasi është hapur konkursi, aplikantëve u janë ndaluar dokumentet edhe pse nuk janë pranuar asnjëri në punë. Të njëjtat dokumente janë shfrytëzuar nga stafi i Klinikës për t’i dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë që t’u mundësohet licencimi i Klinikës në emër të stafit vendor.

    Në faqen e kësaj Klinike të gjithë mjekët e prezantuar janë serbë. Një nga shërbimet kryesore që kjo Klinikë sipas përshkrimit në faqen zyrtare thotë që e ka është trajtimi i mëtutjeshëm në Beograd.

    Tentuan ilegalisht ta licencojnë poliklinikën, arrestohen një shqiptar dhe një serbe

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!