×
  • Lajme
  • Lajme

    Klubet e natës, ahengjet dhe dasmat nuk lejohen as në Fazën e Tretë të lehtësimit të masave ndaj COVID-19

    Reporteri
    01 Qershor 2020 | 10:56

    Dje gjatë mbledhjes së qeverisë në detyrë, u mor vendimi për lehtësimin e masave në luftën ndaj pandemisë COVID-19.


    Kështu që nga sot hyri në fuqi Faza e Tretë, e cila parasheh edhe një rikthim drejt normalitetit, ku janë hapur disa aktivitete biznesore, duke përfshirë këtu edhe gastronominë dhe kufjitë tokësor.

    Ndërkohë, Ministria e Financave, në faqen e saj zyrtare, ka publikuar edhe Urdhëresën 01/11 për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike ku lejohen qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

    Sipas të njëjtit dokument, thuhet se lejohen të operojnë qendrat tregtare në mjedise të mbyllura dhe lokalet e gastronomisë duke përfshirë këtu kafiteritë, baret dhe restorantet.

    Ndërsa nuk lejohet puna e klubeve të natës, organizimi i ahengjeve dhe dasmave në salla të dasmave ose objekte të tjera dhe vepritari të ngjashme.

    E operatorët përgjegjës për qendrën tregtare duhet të marrë edhe disa masa të cilat janë të figuruara në këtë urdherëse, masa këto mbrojtëse kundër COVID-19 të rekomanduara nga IKSHPK.

    Derisa, thuhet tutje se inspektorët komunalë në bashkëpunim me inspektorët e MEPTINIS-it do të mbikëqyrin zbatimin e kësaj urdhërese. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!