×
  • Lajme
  • Lajme

    Klubi i Biznesit takim të suksesshëm me kongresmenin Aderholt

    Reporteri
    13 Qershor 2024 | 20:21

    Klubi i Biznesit pati takim të suksesshëm me kongresmenin Robert Aderholt.

    Klubi i Biznesit ka njoftuar se ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të forcuar lidhjet midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    “Kongresmeni Aderholt tregoi interes të veçantë për projektet dhe përpjekjet tona për të promovuar zhvillimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve të huaja në Kosovë. Diskutimet tona u përqendruan në iniciativat që mund të sjellin përfitime të ndërsjella dhe rritje të qëndrueshme për të dy vendet”, thuhej në një njoftim.

    “Faleminderit Kongresmen Aderholt për mbështetjen dhe përkushtimin tuaj ndaj zhvillimit ekonomik të Kosovës!  Ne jemi të sigurt që ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të frytshëm dhe të gjatë”, thuhej në këtë njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!