×
  • Lajme
  • Lajme

    Klubi i Biznesit takohet me kongresmenin Dutch Ruppersberger

    Reporteri
    14 Qershor 2024 | 19:05

    Klubi i Biznesit të Kosovës ka zhvilluar një takim produktiv me kongresmenin amerikan Dutch Ruppersberger.

    Diskutimet mes dy palëve janë përqendruar në forcimin e lidhjeve ekonomike midis Kosovës dhe SHBA-ve, projektet konkrete për përmirësimin e klimës së investimeve në Kosovë dhe iniciativat që synojnë të sjellin përfitime të ndërsjella dhe rritje ekonomike të qëndrueshme.

    “Kongresmeni Ruppersberger shprehu mbështetje të fortë për përpjekjet tona dhe vlerësoi angazhimin tonë për zhvillimin ekonomik”, thuhej në njoftimin e Klubit të Biznesit.

    “Faleminderit Kongresmen Ruppersberger për mbështetjen tuaj të vazhdueshme!”, thuhej në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!