×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ: Dyshohet për një vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 18:58

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut përmes një komunikate për media kanë thënë se sipas informatave që kanë dyshohet se një e paraburgosur me inicialet D.R ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan.


    “Sipas informatave të KMDLNj dyshohet se e paraburgosura D.R. ka bërë vetëvrasje në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Ajo është vendosur në këtë qendër para një jave. KMDLNj është duke kërkuar informata për shkaqet e vetëvrasjes së D.R. dhe kërkon hetime nga autoritetet përgjegjëse për këtë rast”, thuhet në njoftimin e dërguar për medie.

    Ndërkohë ende nuk ka ndonjë konfirmim nga institucionet e sigurisë rreth një ngjarje të tillë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!