×
  • Lajme
  • Lajme

    KMDLNJ kërkon spital brenda burgjeve pas arratisjes së fundit

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 12:33

    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, pas arratisjes së një të burgosuri nga QKUK-ja gjatë së premtes, ka theksuar se duhet ndërtuar një spital brenda sistemit të burgjeve.


    Sipas KMDLNj, këto ikje nuk janë se ndodhin për herë të parë siç thuhet në një kumtesë “për faktin se në QKUK-ë apo Spitalet Rajonale nuk ka Dhoma të Sigurta andaj disa të dënuar simulojnë sëmundje për të krijuar mundësi pastaj për arratisje”.

    “Në këtë kontekst KMDLNj ka kërkuar që në kuadër të Shërbimit Korrektues të Kosovës të ndërtohet një Spital vetëm për personat e privuar nga liria ku do të trajtoheshin të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit që janë në institucionet mbajtëse në territorin e Kosovës”, thonë mes tjerash në këtë këshill

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!