×
  • Lajme
  • Lajme

    KMShK hedh poshtë ankesën e RTK-së ndaj Gazetës Reporteri

    Reporteri
    25 Prill 2025 | 11:03

    Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej shtatë ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen tri nga to, një të miratohet pjesërisht dhe tri të refuzohen.

    Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II – Raportimi i së vërtetës, Kapitullit IV – E drejta për t’u përgjigjur dhe Kapitullit VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.

    KMShK ka njoftuar se nuk e ka miratuar, duke e hedhur poshtë, ankesën e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) kundër gazetës online Reporteri.net për artikullin me titull “Pas vendimit, drejtori i RTK-së urdhëron edhe sigurimin që 5 gazetarëve të mos u lejohet hyrja në studio për prezantim”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon pala ankuese.

    Tutje, sipas njoftimit, KMShK ka miratuar ankesën e Postës dhe Telekomit të Kosovës kundër Indeksonline.net për shkrimin “Menaxhmenti i Telekomit edhe një milion euro për një kompani të huaj, a është kurdisur?”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës.

    KMShK ka miratuar ankesën e Postës dhe Telekomit të Kosovës kundër Indeksonline.net për të njëjtin shkrim, përkatësisht reagimin ndaj shkrimit, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli IV i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me të drejtën për t’u përgjigjur.

    KMShK ka miratuar ankesën e Bleona Kurteshit kundër Paparaci.com për publikimin e videos së një akti të vetëvrasjes, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me privatësinë.

    KMShK ka miratuar pjesërisht ankesën e Shqipe Mujaj kundër Indeksonline.net dhe faqeve në Facebook Istogu Sot, Al Press dhe Kanal 10 për shkrimin me titull “Arrestohet një mësimdhënëse nga Istogu, ia theu krahun kunatës së saj”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e së vërtetës, por jo edhe Kapitulli VII, i cili ka të bëjë me privatësinë.

    KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Shpend Haxhibeqirit kundër Nacionale.com për shkrimin me titull “Raportimet e Nacionales, Shpend Haxhibeqiri s’do të jetë më drejtor i IPFK-së”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon pala ankuese.

    KMShK nuk e ka miratuar (e ka hedhur poshtë) ankesën e Driton Kastratit kundër Arbresh.info për video lajmin me titull “Shoferi i autobusit në rrugën Gjilan-Prishtinë bën tejkalim në vijë të plotë, rrezikon jetën e qytetarëve”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, siç pretendon pala ankuese.

    Në mbledhjen e rregullt KMShK ka pranuar anëtar median online Autoportali.com.

    Lajmi në Zhvillim
    Pas vendimit, drejtori i RTK-së urdhëron edhe sigurimin që 5 gazetarëve të mos u lejohet hyrja në studio për prezantim
    2 Prill, 2025 - 14:36

    Disa ditë pas vendimit për t’i larguar pesë moderatorë nga moderimi me arsyetimin se kanë bërë reklama personale në rrjetet e tyre sociale, Drejtori i RTK’së, Rilind Gërvalla, ka marrë një tjetër vendim absurd lidhur me ta.

    Gërvalla tani ka urdhëruar sigurimin që pesë gazetarët në fjalë, Jehona Zhitia, Alba Merovci, Arbër Zeka, Fitore Rexhepi dhe Fëllënza Çitaku, të mos i lejojë të futen në studiot për prezantim.

    Gazeta Online Reporteri.net ka siguruar letrën ku janë shkruar emrat e këtyre gazetarëve që është vendosur në hyrje të RTK’së, tek sigurimi, ku poshtë emrave shkruhet “të larguara nga moderimi në RTK”.

    Rilind Gërvalla në një reagim të tij ka vlerësuar se raportimi është shpifje.

    “Dje keni përhapë një të pavërtetë duke përdorë emrin tim, fotografinë time dhe të pavërteta, shpifje dhe aludime. Ju lus që ta largoni tërësisht atë artikull, në të kundërtën jam i detyruar të marr masa ligjore!”, ka shkruar Gërvalla në një reagim të dërguar në adresën e mediumit me 3 Prill 2025.

    Reagim i Rilind Gërvallës ndaj raportimit të gazetës Reporteri

    Ndryshe, penalizimi iu është bërë moderatorëve pas paralajmërimit që Gërvalla u kishte bërë stafit të RTK-së në fillim të muajit mars se nuk kanë të drejtë më të bëjnë reklama në rrjetet e tyre sociale, sepse duhet të ruhet profesionalizmi i televizionit publik.

    “Duke marrë parasysh misionin e transmetuesit publik për të ruajtur profesionalizmin dhe besueshmërinë e programeve tona, ju njoftojmë se është marrë vendim për tu ndaluar reklamimi i produkteve, shërbimeve, ose brendeve në rrjetet tuaja sociale. Ky vendim është marrë në përputhje me politikën tonë të ruajtjes së integritetit dhe besueshmërisë të transmetuesit publik, si dhe për të shmanguar çdo ndërlidhje të mundshme mes interesave të jashtme dhe misionit tonë publik”, thuhet në këtë Email të RTK-së, që është publikuar në media.

    Gërvalla ua kishte ndaluar të gjithë stafit të RTK që të bëjnë marketing në të gjitha rrjetet e tyre sociale.

    “Vendimi vlen për të gjitha platformat e rrjeteve social përfshirë, por pa u kufizuar, në Facebook, Instagram, X, Tik Tok, LinkedIn dhe të tjera, duke garantuar që imazhi dhe misioni i transmetuesit publik të mbeten të paanshme dhe të pavarura nga influencat e jashtme, ashtu siç është e përcaktuar në Ligjin për RTK”, thuhej në shkresën që Gërvalla ua kishte dërguar stafit të RTK.

    *Artikulli është përditësuar me datën 3 prill 2025, duke iu shtuar në tekst reagimi i Rilind Gërvallës i cili ka arritur të njëjtën ditë në redaksinë e gazetës online Reporteri.net. 

    Kompania që ruan fizikisht objektin e RTK-së mohon se morën urdhër për t’u ndaluar 5 gazetarëve hyrjen në studio: Lajmet e tilla janë dashakeqe

    Shpërndaje:
    Reagim i Rilind Gërvallës ndaj raportimit të gazetës Reporteri
    3 Prill, 2025 - 9:18

    Drejtori i RTK’së, Rilind Gërvalla, ka shkruar në e-mail’in e Gazetës Online Reporteri.net, pas raportimit të djeshëm se i njëjti ka urdhëruar sigurimin që pesë moderatorët që i largoi nga moderimi ditë më parë, të mos i lejojë të futen në studiot për prezantim.

    Gazeta Online Reporteri.net ka publikuar dje një letër ku janë shkruar emrat e këtyre moderatorëve, Jehona Zhitia, Alba Merovci, Arbër Zeka, Fitore Rexhepi dhe Fëllënza Çitaku, që është vendosur në hyrje të RTK’së, tek sigurimi, ku poshtë emrave shkruhet “të larguara nga moderimi në RTK”.

    Në email’in drejtuar redaksisë, Gërvalla ka thënë se kjo është e pavërtetë.

    “Dje keni përhapë një të pavërtetë duke përdorë emrin tim, fotografinë time dhe të pavërteta, shpifje dhe aludime. Ju lus që ta largoni tërësisht atë artikull, në të kundërtën jam i detyruar të marr masa ligjore!”, ka shkruar Gërvalla.

    Penalizimi iu është bërë moderatorëve pas paralajmërimit që Gërvalla u kishte bërë stafit të RTK-së në fillim të muajit mars se nuk kanë të drejtë më të bëjnë reklama në rrjetet e tyre sociale, sepse duhet të ruhet profesionalizmi i televizionit publik.

    “Duke marrë parasysh misionin e transmetuesit publik për të ruajtur profesionalizmin dhe besueshmërinë e programeve tona, ju njoftojmë se është marrë vendim për tu ndaluar reklamimi i produkteve, shërbimeve, ose brendeve në rrjetet tuaja sociale. Ky vendim është marrë në përputhje me politikën tonë të ruajtjes së integritetit dhe besueshmërisë të transmetuesit publik, si dhe për të shmanguar çdo ndërlidhje të mundshme mes interesave të jashtme dhe misionit tonë publik”, thuhet në këtë Email të RTK-së, që është publikuar në media.

    Gërvalla ua kishte ndaluar të gjithë stafit të RTK që të bëjnë marketing në të gjitha rrjetet e tyre sociale.

    “Vendimi vlen për të gjitha platformat e rrjeteve social përfshirë, por pa u kufizuar, në Facebook, Instagram, X, Tik Tok, LinkedIn dhe të tjera, duke garantuar që imazhi dhe misioni i transmetuesit publik të mbeten të paanshme dhe të pavarura nga influencat e jashtme, ashtu siç është e përcaktuar në Ligjin për RTK”, thuhej në shkresën që Gërvalla ua kishte dërguar stafit të RTK.

    Pas vendimit, drejtori i RTK-së urdhëron edhe sigurimin që 5 gazetarëve të mos u lejohet hyrja në studio për prezantim

     

     

    Shpërndaje:
    Kompania që ruan fizikisht objektin e RTK-së mohon se morën urdhër për t’u ndaluar 5 gazetarëve hyrjen në studio: Lajmet e tilla janë dashakeqe
    3 Prill, 2025 - 12:45

    Kompania që merret me sigurimin e objektit të Radio Televizionit të Kosovës ka mohuar se kanë marrë urdhër për t’u ndaluar pesë gazetarëve hyrjen në studio. Reagimi vjen pas raportimit të djeshëm të gazetës online Reporteri.net se drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla, ka urdhëruar sigurimin që pesë gazetarët që i largoi nga moderimi ditë më parë, të mos i lejojë të futen në studiot e televizionit publik.

    Nga kompania “Skyfterat” në një email dërguar në adresë të gazetës online Reporteri.net, kanë thënë se këto raportime janë të pavërteta.

    “Për hirë të së vërtetës dhe transparencës, ju njoftojmë që nuk kemi pranuar asnjë urdhëresë apo vendim për ndalim të çasjes së punonjësve nga Menaxhmenti apo Drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, prandaj emrat e apostrofuar dhe të publikuar në Portale/Media online, përverç që janë të pa vërteta dhe të pa autorizuara, konsiderojmë që janë dashakeqe për imazhin dhe Kompaninë tonë.

    Për informimin tuaj të saktë, Ne kemi marrëveshje kontraktuale me Radio Televizionin e Kosovës, për ruajtjen dhe sigurimin e perimetrit të jashtëm të objekteve, e që rrjedhimisht nuk është nën përgjegjësinë e Personelit tone të Sigurimit Ndalimi i hyrjeve të Personelit në hapësirat e RTK-së”, kanë thënë nga kjo kompani.

    Për këtë çështje gjatë ditës reagoi edhe drejtori i RTK-së, Rilind Gërvalla. Në email’in drejtuar redaksisë, Gërvalla ka thënë se kjo është e pavërtetë. /Reporteri.net/

    Reagim i Rilind Gërvallës ndaj raportimit të gazetës Reporteri

    Shpërndaje:
    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!