Gerald Knaus nga European Stability Initiative ka reaguar pasi Kosova ka kaluar me sukses hapin e parë në synimin për anëtarësim të plotë në Këshillin e Evropës, përcjell Reporteri.net.
Knaus ka thënë se ky është një rekomandim i fuqishëm nga Parisi që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës “pavarësisht që festa e Pashkëve mban larg shumë deputetë”.
Ai e ka përgëzuar raportuesen Dora Bakoyannis.
“Sinjal i fortë për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Knaus në “X”.
Done 🥳
This is a powerful recommendation from Paris for Kosovo to join Council of Europe – despite Easter holiday keeping many MPs away.
31 in favor
4 againstStrong signal to 🇪🇺
Very well done @Dora_Bakoyannis @PACE_News https://t.co/xYT8F8gmfe https://t.co/rL0P191ZRB pic.twitter.com/Du6h8R9qKn
— Gerald Knaus (@rumeliobserver) March 27, 2024
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e Këshillit të Evropës.
Hapi i radhës, sipas këtij komiteti, do të jetë më 18 prill, kur do të hidhet në votim ky raport para Asamblesë Parlamentare në përbërjen e saj të plotë.
Zëvendësministri për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Kreshnik Ahmeti, tha se opinioni i raportueses Bakoyannis rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës “pa asnjë parakusht shtesë”.
“Asnjë nga zotimet që duhet t’i marrë përsipër Kosova nuk kërkohet të realizohen para anëtarësimit. Madje në pikën 11 thuhet qartë se zotimi duhet të adresohet pas anëtarësimit”, shkroi ai në Facebook./Reporteri.net/.
Kosova kalon me sukses shqyrtimin e Raportit për anëtarësim në KiE