×
  • Lajme
  • Lajme / Suspendimi

    Koci: Hetuesi Idriz Gashi rikthehet në detyrat e tij policore, nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral

    Reporteri
    10 Janar 2025 | 13:44

    Avokati Arianit Koci ka njoftuar se hetuesi policor, Idriz Gashi, i cili u suspendua të mërkurën nën dyshimin për pjesëmarrje në tubime politike, është rikthyer në detyrat e tij policore, shkruan Reporteri.net.

    Sipas Kocit, kjo ka ndodhur pasi është vërtetuar se i njëjti s’ka marrë pjesë në asnjë tubim electoral.

    “Drejtësia gjithmonë triumfon, dhe kësaj here, fatmirësisht, pa vonesë.  Hetuesi policor Idriz Gashi nuk ka marrë pjesë në asnjë tubim elektoral.  Si rezultat, siç kam parashikuar, rreshteri Gashi rikthehet në detyrat e tij policore”, ka shkruar Koci.

    Gashi ishte supenduar bashkë me dy zyrtarë të tjerë policor, nën këto dyshime. Suspendimi i tyre ishte rekomanduar nga Inspektorati Policor i Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!