Avokati Arianit Koci sonte ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ndërsa Kuvendi nuk është konstituar, i bie në mend të shkojë në shfaqje të Operës në Drenicë, e më pas në ndejë.
Koci thotë se Kurti nuk i ka rendet për të shkuar në ndeja, pasi sipas tij e ka blloku shtetin, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
E ka blloku Kuvendin, e Albin Kurtit po i bie në mend me shku në Operë në Drenicë.
Për më tepër, pas shfaqjes – erdhi edhe në ndejë!
Turp!
Albin, shteti është në gjendje të jashtëzakonshme. Popullata po varfërohet.
Nuk i ke rendet me shku ndejave. Së paku jo ti – që e ke blloku shtetin.
Më mirë puno. Ama puno për së mbari.
Në anën tjetër, nuk kam më të lënë rahat, derisa të konstituohet Kuvendi!
——-
Me operën Syrigana të Petrit Halilajt, sonte Drenica ishte epiqendra e kulturës evropiane.
Në anën tjetër, Drenica e ime – edhe pse nuk e voton – e priti z. Kurti me respekt, si çdo mysafir tjetër.
Ky vend e ka zemrën e madhe!
P.S.
Sa jam drenicak, jam edhe llapjan, dukagjinas dhe banor i çdo pëllëmbe të tokës së Kosovë!