×
  • Lajme
  • Lajme

    Kocijanciç: Qeveria e Re të heq dorë nga taksa

    Reporteri
    27 Tetor 2019 | 20:11

    Po bëhen afro një vit që nga pezullimi i dialogut Kosovë-Serbi.


    Ky pezullim u bë pasi Serbia ndaloi së dialoguari me Kosovën pas vendosjes së taksës 100% nga Qeveria e Kosovës në drejtim të produkteve serbe dhe atyre të Bosnje Hercegovinës të cilat hyjnë në vend.

    Kësisoj që nga nëntori i vitit të kaluar dialogu ka ndaluar së zhvilluari.

    Lidhur me këtë, Indeksonline ka kontaktuar përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Maja Kocijaciç.

    Kocijanciç ka deklaruar se së pari duhet arritur formimi i qeverisë së re në Kosovë pas zgjedhjeve të 6 tetorit dhe se Qeveria e Re e Kosovës duhet të heq dorë nga vendosja e taksës 100%.

    Sipas saj në mënyrë që procesi i dialogut të rifillojë duhet realizuar këto dy gjëra.

    “Gjithashtu duhet që Serbia të sigurojë një mjedis të favorshëm për bisedimet dhe që dialogu të jetë funksional”, thuhet tutje në përgjigjen e Kocijanciç.

    E njëjta deklaroi që BE pret që të gjithë akterët politikë të qëndrojnë të përkushtuar ndaj këtyre proceseve, të cilat janë thelbësore për Kosovën, Serbinë dhe të ardhmen e rajonit.

    “Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Shtetet e Anëtare dhe partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dialogu në mes Beogradit dhe Prishtinës i lehtësuar nga BE-ja është një proces i ngritur nga Asambleja e Përgjithshme e KB-së dhe e mbështetur nga shtetet anëtarë të BE-së”, shtoi tutje Kocijanciç.

    Ndryshe Kosova është ende po qeveriset nga qeveria në shkuarje, pasi për formimin e një Qeverie të re nevojitet ende kohë, deri në përfundim të gjithë procesit zgjedhor dhe koordinimit të Vetëvendosjes dhe LDK-së për bashkëqeverisje.

    Lideri më i votuari këtyre zgjedhjeve, i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti deklaroi para disa ditësh se sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, përmbajtja është më e rëndësishme se afatet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!