Dy helikopterë të forcave serbe po patrullojnë vazhdimisht në afërsi të kufirit Kosovë – Serbi, duke vëzhguar situatën.
Meqë ishin relativisht larg nuk dallohej nëse ishin helikopterë të forcave policore apo ushtarake serbe.
Më herët, edhe në kodrat në afërsi janë parë forca serbe duke vëzhguar.
Patrullime të herëpashershme në territor të Kosovës po kryen edhe KFOR-i me helikopter.
Në pikat kufitare me Serbinë, janë vendosur forcat e Njësisë Speciale të Kosovës, që po mbikëqyrin situatën.
Që nga e hëna, kur Qeveria e Kosovës vendosi masë reciprociteti për targat e veturave të Serbisë, serbët lokal në veri të Kosovës kanë bllokuar dy rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.