×
  • Lajme
  • Lajme

    Koha kur Albin Kurti me bujë e solli Haki Abazin në Vetëvendosje dhe e cilësonte si vlerë e shtuar

    Reporteri
    16 Shkurt 2023 | 16:26

    Deputeti Haki Abazi, edhe pse zyrtarisht vazhdon të jetë në Vetëvendosje, ai më nuk është i dëshiruar në këtë parti. Kjo mund të kuptohet edhe nga vetë deklarimi i tij i sotëm, pasi shkarkimi nga Komisioni për Politikë të Jashtme në kuvendin e Kosovës tha se ka ardhur direkt me kërkesë të kryeministrit Kurti, cili tash është edhe lider i pakontestueshëm i partisë. Por, krejtësisht ndryshe ishte para rreth tri vite e gjysmë.

    Haki Abazit në Vetëvendosje shkoi rreth një vit pasi nga kjo parti dolën grupi i quajtur i Dardan Molliqajt. Në atë kohë Abazi u prit me bujë në parti, e më pas Kurti me t’i fituar zgjedhjet, në koalicionin qeveritar me LDK’në, atë e bëri edhe zëvendës të tij në qeveri.

    “Haki Abazi na u bashkua në VETËVENDOSJE!. Njohuritë e gjera dhe eksperienca zhvillimore e Hakiut në Kosovë dhe vende të ndryshme nëpër botë, e bëjnë atë një vlerë të shtuar në Lëvizjen tonë. Hakiu njihet, në mes tjerash, për përkrahjen e tij të vazhdueshme në themelimin e dhjetra organizatave në Kosovë që promovojnë filantropinë, zhvillimin e qëndrueshëm, ide ndërmarrëse inovative, lirinë e mediave, luftën kundër korrupsionit, dhe qeverisjen e përgjegjshme”, kishte shkruar ndër të tjera Kurti në ditën kur Abazin e solli në Veetëvendosje, e ku i organizoi pritje, bashkë me figurat kryesore që kishin ngelur në atë kohë në parti.

    Nuk shkoi gjatë, qeveria Kurti 1 ra, e në zgjedhjet e radhës, pavarësisht se Lëvizja Vetëvendosje mori mbështetje të jashtëzakonshme elektorale, Haki Abazi mezi arriti të fitojë postin e deputetit. Nga këtu filloi rënia e dyanshme e tij. Përveç mbështetjes elektorale, Abazi humbi peshë edhe te njeriu i parë i partisë dhe qeverisë në vend. Ai nuk u ftua fare në kabinetin e kryeministrit Kurti, por u akomodua në një pozitë jo shumë relevante në Kuvendin e Kosovës, duke u zgjedhur kryetar i Komisionit për Politikë të Jashtme. Por shihej qartë se Kurti më nuk po shprehte interes për Abazin, e ky i fundit kishte filluar të ndihej i shfrytëzuar e i pavlerësuar sikurse shumë të tjerë para tij, që karrierën e tyre e kishin futur ‘hipotekë’ për partinë që tashmë pas daljes së grupit të Dardan Molliqajt, dihej qartë se i takonte vetëm një personi.

    Deputeti Haki Abazi i parapriu shkarkimit të tij me një konferencë për media, ku hodhi akuza të rënda në drejtim të kryeministrit Kurti, njëherësh edhe sheh i tij në parti. Madje ai la të nënkuptohej se një prej përgjegjësve për zhdukjen e provave të Astrit Deharit, mund të jetë edhe kryeministri Kurti, dhe i bëri thirrje Prokurorisë që të fillojë hetimin e rastit. /Reporteri.net

    Abazi konfirmon se është dhënë urdhër për shkarkimin e tij: Kurti është vënë në kërkim të atyre që duan ta rrëzojnë nga Qeveria

    “Dihet qartë kush ka hyrë te frigoriferi”, Haki Abazi thotë se ekzistojnë video incizmet që dëshmojnë zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

    Hakiu në “hollin e rrëfimeve”, ‘çel letrat’ për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!