×
  • Lajme
  • Lajme

    Koha kur Vjosa Osmani thoshte “kurrë në Vetëvendosje”

    Reporteri
    14 Janar 2021 | 20:51

    Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit dhe Iniciativa e Vjosa Osmanit kanë nënshkruar sot marrëveshje për të garuar në një listë të përbashkët në zgjedhjet e 14 shkurtit.


    Vjosa Osmani sot u nominua si kandidate për presidente të Kosovës nga Lëvizaj Vetëvendosje, shkruan Reporteri.net.

    Përderisa sot u shfaqën shumë të afërt me liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, Vjosa Osmani nuk kishte menduar njëjtë dikur.

    Ajo kishte deklaruar në Kuvendin e Kosovës, gjatë një replike që I kishte bërë ish-deputetetes së VV-së, Shqipe Pantina, e cila tashmë nuk është pjesë e VV-së së ajo kurrë nuk do të shkojë në Vetëvendosje. Osmani madje kishte thënë se VV dhe PDK janë krijuar nga brumi i njëjtë.

    “Shqipe po më vjen interant sa shumë të paskan dhimtë këto replikat tona me PDK-në. Vërtet je ka e dëshmon katërcipërisht që jeni po ai burmi i njëjtë. Vetëm shiko sa ish-deputetë të PDK-së ke përreth, shiko sa ish-LPK-stë ke përreth dhe do ta marrësh përgjigjen pse unë e Lumiri jo sot po kurrë nuk do të vijmë në Vetëvendosje”, kishte deklaruar Osmani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!