Kandidati i PSHDK-së për kryetar të Gjakovës, Ferdinand Kolaj ka thënë se kjo parti e ka listën më të mirë dhe profesionale, por edhe përvojën për të iu bërë ballë punëve të komunës.
“Ka ardhë koha që PSDHK ta ketë kandidatin e saj për kryetar të komunës, sepse PShDK ka një traditë 30 vjeçare, ka një kontribut të madh në shtetndërtimin e Kosovës”, tha fillimisht Kolaj në Prime Time të Kanal 10, transmeton Gazeta Online “Reporteri.net“.
Tutje ai tha se lista e PShDK është e mirë dhe profesionale.
“Kemi përvojën politike dhe kemi një listë të mirë, profesioanle që do të jenë në ballë të punëve. Unë si kandidat kam përvojën e duhur dhe kemi kapacitet që Gjakovën ta cojmë tutje”, tha ai në Prime Time të Kanal 10./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.