×
  • Lajme
  • Lajme

    Kollçaku e ndan gjysmën e pagës për familjen e gruas që vdiq nga coronavirusi në Istog

    Reporteri
    17 Prill 2020 | 20:28

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LVV-së, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, ka bërë të ditur se një pjesë të pagës së saj do ta dhurojë për familjen e S. K. nga Lluga e Istogut e cila ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit.


    “Duke mbështetur nismën e Kryeministrit për solidaritet me kontribut financiar në luftimin e COVID-19 dhe duke qenë thellësisht e prekur me vdekjen si pasojë e sëmundjes së S. K, nga Lluga e Istogut, që la pas vete dy fëmijë pa përkujdesje prindërore”.

    “Një pjesë e kontributit tim financiar i dedikohet kësaj familje, si dhe me këtë rast ftoj të gjithë ata që kanë mundësi që me kontributin e tyre sado modest, të zbusim pak dhembjen e fëmijëve që për momentin janë në vetizolim”, ka shkruar Mulhaxha-Kollçaku në rrjetin social Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!