×
  • Lajme
  • Lajme

    Kollçaku ironizon LDK-në: Nuk ka dy fitues

    Reporteri
    23 Dhjetor 2019 | 8:33

    Përçarjet mes LDK-së dhe VV-së ende po vazhdojnë, ku problemi kyç është posti i Presidentit, duke mos arritur kështu deri në finalizimin e këtij koalicioni mes këtyre dy partive.


    Reagime të shumta ka pasur edhe nga deputet të ndryshëm, në lidhje me këtë koalicion, shkruan Reporteri.net

    I tillë ishte edhe reagimi i deputetës nga Vetëvendosje, e cila me dy fjalë ka ironizuar LDK-në.

    Kinse po uron këngëtarën e famshme, Arilena Arën, për fitoren se do ta përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2020”, ajo në të njëjtën kohë edhe ironizon me LDK-në.

    “Për pak, por fitoi Arilena. Nuk ka dy fitues”, janë fjalët e Kollçakut.

    Ndryshe, nuk kanë munguar as komentet e qytetarëve duke e vërejtur se kujt ia ka dedikuar këto fjalë, deputetja nga VV-ja.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!