×
  • Lajme
  • Lajme / QKMK

    Kolona 200 metra e pritje deri në 30 minuta, përditësimi i fundit rreth gjendjes nëpër pikat kufitare

    Reporteri
    26 Dhjetor 2024 | 19:03
    Foto ilustruese

    Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë përditësimin e fundit sa i përket gjendjes nëpër pikëkalimet kufitare.

    Sipas infografikës së publikuar, më së shumti pritje ka tek Dheu i Bardhë, ku kolona në hyrje ka arritur në 200 metra, e në dalje 150 metra. Për të hyrë në Kosovë përmes kësaj pike kufitare, pritjet po zgjasin nga 25 deri në 30 minuta, e për të dalë 12-20 minuta, shkruan Reporteri.net.

    Pritje pak më të gjata ka edhe në Jarinje. Atje kolona në hyrje është 100 metra, derisa pritjet janë 15-20 minuta.

    Në pikat e tjera kufitare s’ka kolona, e pritjet po zgjasin nga 3-5 minuta./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!