×
  • Lajme
  • Lajme / Tabela

    Kolona dhe pritje deri në 40 minuta te Dheu i Bardhë

    Reporteri
    23 Dhjetor 2024 | 7:52

    Gjendja në pikat kufitare të Kosovës, mëngjesin e sotëm paraqitet e qetë me fluks minimal të automjeteve dhe pritje të shkurtra.

    Megjithatë, disa pika kanë shënuar vonesa të lehta, veçanërisht për hyrje në vend.

    Te Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje arrijnë deri në 40 minuta, shoqëruar me kolonë prej rreth 400 metrash, ndërsa për dalje pritjet janë vetëm 5 minuta.

    Situatë e ngjashme raportohet edhe te Jarinje, ku për hyrje qytetarët presin mesatarisht 10-15 minuta, me kolonë prej 100 metrash.

    Në pikat e tjera, përfshirë Merdar, Muçibabë, dhe Hani i Elezit, pritjet janë minimale, nga 5 deri në 10 minuta, si për hyrje, ashtu edhe për dalje.

    Ndërkohë, për kamionët, fluksi është i papërfillshëm, me pritje vetëm 3-5 minuta në të gjitha pikat kufitare.

    Kështu thuhet në raporton e fundit të përditësuar në orën 07:07 nga Q endra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!