Autobusë kamionë e makina të vogla në Kosovë, vijojnë edhe mëngjesin e sotëm të presin me orë të tëra për të hyrë në Shqipëri nga dogana e Morinës.
Radha e automjeteve ka shkuar në 12 kilometra, deri në fshatin Zhur të Kosovës, ndërsa qytetarët ankohen për pritje deri në 3 orë.Në Morinë po punohet me kapacitete të plota dhe forca të shtuara, e po ashtu procedura e verifikimit të dokumenteve anti-COVID është e shkurtër, sërish është e pamundur shmangia e radhëve në kufi.
Situatë kaotike në Morinë ishte edhe një ditë më parë, pasi në vend ka nisur nga dje zbatimi i masave të reja anti-COVID në kufi.Të gjithë personat që duan të hyjnë në Shqipëri, duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte: të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë, të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve apo testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen në atdhe dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.
Këto masa të reja kanë shkaktuar kaos në pikat e kalimit kufitar, ku në Morinë është regjistruar në radhë kilometrike makinash nga Kosova drejt vendit tonë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.