Për të dytën ditë me radhë, në vendkalimin në Jarinje raportohet se ka pasur kolona kilometra me kamionë me targa serbe.
Radio Kim raporton se ata nuk lejohen të hyjnë në territorin e Kosovës pa dokumentin ku shënon “Republika e Kosovës”, transmeton Reporteri.
Raportohet se Ministria e Ekonomisë e Kosovës ka urdhëruar Inspeksionin e Tregut që të largojë të gjitha mallrat që nuk janë në përputhje me Kushtetutën (e Kosovës) dhe me ligjet kosovare.
Kujtojmë se gjatë javës së kaluar Qeveria e Kosovës ka zgjeruar masat e reciprocitetit me Serbinë.
Vendimi i qeverisë ka të bëj me moslejimin e hyrjes së mallrave serbe, të cilat nuk posedojnë dokumente që i referohen Kosovës me emrin e saj kushtetues, Republika e Kosovës. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.