Fluks i mërgimtarëve që janë nisur për pushime në Kosovë, është më i madh gjatë ditëve të fundit të korrikut e fillimit të Gushtit.
Ata po përballen me pritje të gjata në disa nga pikat kufitare.
Kësisoj pritjet e mërgimtarëve tek Dheu i Bardhë janë rreth 5 orë.
Sipas të dhënave të cilat janë publikuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në të gjitha pikat e tjera kufitare pritjet janë të zakonshme nga 3 deri në 5 minuta.
Kujtojmë se në vend dhe në rajon po mbretërojnë edhe temperatura të larta, të cilat pritet të vazhdojnë edhe gjatë vikendit, e përgjatë gjithë javës së ardhshme. /Reporteri.net/