Kosovarët në të shumtën e rasteve zgjedhin që verën ta kalojnë në Shqipëri. Njësoj po bëjnë edhe këtë herë.
Kosovarë të shumtë zgjodhën që këtë vikend të vizitonin bregdetin shqiptar, për t’u kthyer sonte përsëri.
Kolona të gjata janë shkaktuar sonte në pikën kufitare Shqipëri-Kosovë, e kjo shihet mjaftë qartë edhe në një video të publikuar nga Indeksonline.
Kosovarëve të cilët pushuan këtë vikend atje u duhet të presin për orë të tëra, në mënyrë që të arrijnë nëpër shtëpi.
Padyshim se Shqipëria mbetet ndër vendet më të vizatuara edhe këtë verë, pavarësisht pandemisë së shkaktuar nga COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.