×
  • Lajme
  • Lajme

    Kolona të gjata në magjistralen Podujevë-Prishtinë, pritje deri në 2 orë

    Reporteri
    04 Qershor 2019 | 19:33

    Rruga magjistrale Podujevë-Prishtinë thuajse është bllokuar e tëra. 


    Kolona të gjata janë shkaktuar pasditen e sotme në këtë magjistrale mjaft të frekuentuar, raporton gazetari i Reporteri.net.

    Arsyeja e kolonës nuk është ndonjë aksident siç ndodh zakonisht, por prej fluksit të madh që qytetarët e kësaj ane të kthehen në Prishtinë, pasi vizituan vendlindjet e tyre për festën e Fitër Bajramit, por edhe për shkak të punimeve në rrugë.

    Reporteri.net ka siguruar video dhe foto nga kolona e krijuar.

    Ndërsa në ditët e zakonshme nga Podujeva në Prishtinë vije për 45 minuta, sot udhëtarëve ju është dashur për të mbërritur në kryeqytet.

    Kolona ka pasur edhe në kufi me Serbinë, konkretisht tek Dheu i Bardhë. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!